Peja ka mposhtur Skenderbeun, në përballjen e vlefshme për xhiron e pestë të Ligës "Gjergj Kastrioti", të mërkurën mbrëma.
Pejanët ishin superiorë që nga fillimi i ndeshjes, duke dominuar kundërshtarin falë organizimit të mirë dhe koordinimit impresiv.
Setin e parë Peja e fitoi me rezultat 25-17, të dytin 25-18, ndërsa të tretin 25-16.
Ndeshjen e radhës në kuadër të ligës "Gjergj Kastrioti", Peja e zhvillon kundër Erzenit më 28 janar, ndërsa Skenderbeu më 29 janar luan kundër Tiranës.