Fer Volley nga Ferizaj, e la pa tekst kampionen në fuqi, Dritën, duke e mundur me rezultat 3:0 në kuadër të Ligës “Gjergj Kastrioti” në volejboll (femrat).
Pak kush ka pritur se Fer Volley do t’i jepte leksion Dritës në palestrën "Bashkim Selishta" në Gjilan.
Trajneri i Fer Volleyt, Arlind Ibrahimi, është i kënaqur me vajzat e tij.
"Një fitore shumë e rëndësishme për ne pasi ngadalë po arrijmë të dalim nga deficiti që kishim në dy përballjet e para, me këto tre pikë ne kalojmë në pozitën e dytë në grup dhe tashmë varet nga ndeshja e fundit kalimi në fazën tjetër!
Dua t'i përgëzoj vajzat për paraqitjen e mirë dhe realizimin e detyrave në përpikëri.
Ekipi nga ndeshja në ndeshje po vjen duke u komponu e duke tregu paraqitje më të mira!”, tha Ibrahimi për faqen e FVK-së.