Ferizaj ka treguar lojë më të mirë dhe e ka mposhtur me rezultat 3.1 rivalin e qytetit, Lubotenin, në ndeshjen e javës së pestë të Ligës “Gjergj Kastrioti” në volejboll.
Trajneri i KV Ferizajt, Goran Sllavkov, pas fitores kundër Lubotenit, tha për faqen e FVK-së: "Me këtë fitore, ne siguruam pjesëmarrjen në gjysmëfinale të Ligës ‘Gjergj Kastrioti’.
Jam i lumtur me mbështetjen dhe përkushtimin e lojtarëve gjatë tërë ndeshjes.
Kemi ende lëkundje në lojë dhe shpresoj që në të ardhmen të ulen. Komunikimi mes lojtarëve është i kënaqshëm dhe këshillat që u jap pranohen dhe zbatohen.
I përgëzoj lojtarët dhe drejtuesit e klubit dhe shpresoj se po shkojmë në drejtimin e duhur".