Ferizaj me mund të madh e ka mundur me rezultat 3:2 Vllazninl e Shkodrës, në takimin e vlefshëm të Ligës "Gjergj Kastrioti" në volejboll (meshkujt)
Dy pikë të mëdha për ferizajasit.
Trajneri i Ferizajt, Goran Slavkov, pas fitores së djeshme, tha për faqen e FVK-së: "Lojë me luhatje të mëdha nga ekipi ynë.
E filluam keq në setin e parë, të cilin edhe e humbëm si rezultat i gabimeve dhe mos angazhimit.
Përmirësuam lojën në setin e dytë që rezultoi edhe me fitore të këtij seti.
Mos koncentrimi i mjaftueshëm dhe disa gabime në fazën e pranimit bënë që skuadra të humb edhe setin e dytë.
Gjithsesi mobilizimi dhe disa ndryshime në formacion dhanë efektin dhe bënë që skuadra t'i fitojë dy setet në vijim dhe komplet lojën.
Në përgjithësi fitore e merituar po që skuadra nuk ishte në maksimumin e vetë. Besoj që telashet që na u shfaqën sot do të përmirësohen në vazhdim kur ekipi do të ketë me shumë lojë së bashku".