Partizani ka mposhtur Lubotenin në përballjen e vlefshme për xhiron e gjashtë të Ligës "Gjergj Kastrioti", të dielën mbrëma.
Ekipi nga Shqipëria fitoi me rezultat 3-1 (25/22, 29/27, 22/25, 25/23), në përballjen e zhvilluar në palestrën "Asllan Rusi" në Tiranë.
Pas kësaj fitoreje Partizani mbyll fazën e grupeve në vendin e parë me 16 pikë.
Luboteni mbetet në pozitën e fundit me vetëm tre pikë.