Pas përfundimit të sezonit të rregullt të Ligës “Gjergj Kastrioti” në volejboll, janë përcaktuar ekipet gjysmëfinaliste, që do të avancojnë më tej për fitimin e këtij turneu.
Ky është turneu që bashkon ekipet më të mira të rrjetë snga Shqipëria e Kosova. Interesant fakti që në katërshe janë kualifikuar dy ekipe nga Shqipëria e dy nga Kosova, në secilën kategori.
Nga ekipet shqiptare, janë eliminuar nga gara dy ekipet e Tiranës dhe dy të Vllaznisë.
Ndërkohë që, avancoijnë më tej Partizani për meshkuj e femra si dhe Skënderbeu për femra e Erzeni për meshkuj.
Ende nuk është përcaktuar një datë se ku dhe kur do të luhen gjysmëfinalet, por me shumë gjasa do të zhvillohen në mars.
Gjysmëfinalet e femrave
Skënderaj – Fer Volley
Skënderbeu – Partizani
Gjysmëfinalet e meshkujve
Erzeni – Ferizaj
Partizani – Peja