Tirana kap Partizanin në krye të renditjes së Superligës, në përfundim të javës së 8-të të Kampionatit Kombëtar.
Bardheblutë fituan me lehtësi 3-0 ndaj Skënderbeu, ndeshje e luajtur në “Fahrie Hoti” (25-16, 25-19, 25-18).
Fiton edhe Studenti, që mundi 3-0 Elbasanin jashtë fushe (25-9, 25-22, 25-13), ndeshje ku kryeqytetasit patën epërsi në fushë në të gjitha drejtimet. Për Studentin debutoi edhe braziliani Rocha Fernandes Diogo Henrique.
Erzeni mundi 3-0 Teutën në derbin durrsak (25-21, 25-23, 25-13), një ndeshje që në dy setet e para ishte shumë e ekuilibruar dhe me rivalitet. Falë këtij suksesi, shijakasit ruajnë ritmin e dy ekipeve të kreut, duke qenë një pikë pas tyre.
Superliga-Meshkuj, java e 8-të
Vllaznia – Partizani, 0-3
Elbasani – Studenti, 0-3
Erzeni – Teuta, 3-0
Tirana – Skënderbeu, 3-0
Renditja: Partizani 21 pikë, Tirana 21 pikë, Erzeni 20 pikë, Vllaznia 12 pikë, Skënderbeu 10 pikë, Studenti 7 pikë, Teuta 5 pikë, Elbasani 0 pikë.