Luboteni i Ferizajt ka shënuar fitore me rezultat 3:1 ndaj (25:19, 27:29, 25:13, 25:16) Pejës, në takimin që u zhvillua në palestrën e sportit në Lipjan.
Sipas informatave nga KV Luboteni, ndeshja e javës së 11-të në volejboll, e paraparë të zhvillohet dje në Ferizaj, për shkak të dritares që nuk ka palestra tash e 5 muaj, janë detyruar që të luajnë në Lipjan.
Kjo u bë me marrëveshje dy ekipeve.
Seti parë u fitua lehtësisht nga Luboteni, kurse i dyti ishte i baraspeshuar dhe e fitoi Peja.
Luboteni i fitoi edhe dy setet e radhës për të arritur tre pikë të mëdha.