Erzeni fitoi 3:1 në kryeqytet ndaj Tiranës, në takimin e vlefshëm për javën e 9-të të Superligës, duke këmbyer edhe vendet në renditje.
Edhe pse Tirana e nisi më mirë ndeshjen, duke fituar 25-19 setin e parë, shpejt vjen përmbysja e shijakasve, që fitojnë 25-19, 25-23, 25-22 tri setet e tjera, duke u ngjitur në vendin e dytë.
Partizani fitoi 3-1 në Elbasan ndaj ekipit vendës (25-20, 25-13, 23-25, 25-17), në një ndeshje pa shumë histori, të dominuar nga të kuqtë, që qëndrojnë në krye të renditjes.
Pa probleme fitoi edhe Studenti, që mundi 3-0 Teutën në kryeqytet (25-21, 25-21, 25-20), duke shpresuar për një vend në play off.
Një fitore të rëndësishme më përmbysje korri Vllaznia, që triumfoi 3-2 në Shkodër.
Vendasit fituan 26-24 e 25-22 dy setet e para, por më pas erdhi rikuperimi i miqve, që nuk u dorëzuan.
Vllaznia fitoi 25-22, 25-14 e 15-11 tri setet e tjera, duke marrë dy pikë ndaj rivalit të drejtëpërdrejtë dhe qëndron në vendin e katërt.
Superliga-Meshkuj, java e 9-të
Skënderbeu – Vllaznia, 2-3
Studenti – Teuta 3-0
Partizani – Elbasani, 3-1
Tirana – Erzeni, 1-3
Renditja: Partizani 24 pikë, Erzeni 23 pikë, Tirana 21 pikë, Vllaznia 14 pikë, Skënderbeu 11 pikë, Studenti 10 pikë, Teuta 5 pikë, Elbasani 0 pikë.