Luboteni ka fituar derbin e qytetit, duke i shkaktuar humbje me rezultat 3:0 Ferizajt, në takimin e javës së 12-të të elitës së volejbollit të Kosovës.
Luboteni ka dëshmuar lojë me të mirë, sidomos në setin e parë (25:22).
Seti i dytë ka qenë dramë, ku ka shkuar në taj-brek dhe ferizajasit e humbën me 29:27.
Po ashtu edhe seti i tretë u karakterizua me rivalitet të madh por në taj-brek Luboteni u tregua më i mirë, duke fituar me 26:24 dhe rezultat të përgjithshëm 3:0.