Skënderbeu është ekipi i parë finalist i Kupës së Shqipërisë në volejboll për femra.
Skuadra korçare mposhti 3-1 Vllazninë në fushën e saj, duke i fituar të dyja përballjet gjysmëfinale ndaj shkodraneve (3-0 sfida e parë në Shkodër).
Një ndeshje në përgjithësi e komanduar nga skuadra e Skënderbeut, që pavarësisht se humbi një set ishte gjithnjë në epërsi.
Vendaset fitojnë 25-13 setin e parë, ndërsa Vllaznia fiton setin e dytë 25-21.
Më pas, në fushë komandon Skënderbeu, që fitoi 25-10 setin e tretë e 25-20 atë të katërt, duke fituar 3-1 gjithë takimin.
Në finale, korçaret do të luajnë me skuadrën që do të dalë fituese nga derbi Partizani-Tirana. Të kuqtë kanë fituar 3-2 sfidën e parë.
Gjysmëfinale-Femra
Nd.1, Vllaznia – Skënderbeu, 0-3
Nd.1, Tirana – Partizani, 2-3
Nd.2, Skënderbeu – Vllaznia, 3-1
15/2, Partizani – Tirana