Tirana dhe Erzeni janë dy ekipet finaliste të Kupës së Shqipërisë në volejboll për meshkuj, dy skuadrat triumfuan edhe në ndeshjet e dyta gjysmëfinale, duke siguruar kështu një biletë për në finalen që do të luhet në mars.
Tirana mposhti 3-2 Partizanin në ndeshjen e luajtur në “Fahrie Hoti” (20-25, 25-23, 23-25, 25-22, 15-11).
Edhe pse të kuqtë kaluan dy herë në epërsi, duke fituar setin e parë dhe të tretë, por dy herë u arritën nga bardheblutë, që më pas dominuan e fituan në setin final.
Më e lehtë fitorja e Erzenit, që mposhti në Durrës 3-0 Vllazninë (25-13, 25-20, 25-18), një ndeshje që ishte një formalitet për shkajakasit.
Po me këto shifra Erzeni pat fituar edhe takimin e parë, duke arritur një kualifikim më të lehtë në finalen e Kupës.
Gjysmëfinale-Meshkuj
Partizani – Tirana, 1-3
Vllaznia – Erzeni, 0-3
Tirana – Partizani, 3-2
Erzeni – Vllaznia, 3-0
Finale-Meshkuj
Tirana – Erzeni