Janë luajtur takimet e javës së 9-të të Superligës në volejboll për femra, që konfirmojnë dominimin e Partizanit.
Skuadra kryeqytetase udhëheq me 27 pikë të plota në renditje, duke fituar sot 3-0 ndaj Teutës në Durrës (25-11, 25-14, 25-16), një fitore që ishte një formalitet për Partizanin.
Po 3-0 fiton edhe Barleti Volley, që konsolidon vendin e katërt në renditje pas fitores ndaj Lushnjës (25-12, 25-22, 25-23). Një ndeshje që dhuroi emocione e rivalitet në fundin e saj, por kryeqytetaset u treguan më të sakta dhe e merituan fitoren.
Skënderbeu kampion arriti një fitore “flash” ndaj Korabit në Peshkopi (25-5, 25-6, 25-18), ndeshje që zgjati më pak se 60 minuta, duke ndjekur ritmin e Partizanit kryesues. Ndërsa Tirana fitoi 3-0 në Shkodër ndaj Vllaznisë (25-21, 25-16, 25-11), duke ruajtur hapin e dy skuadrave kryesuese.
Superliga-Femra, java e 9-të
Vllaznia – Tirana, 0-3
Korabi – Skënderbeu, 0-3
Lushnja – Barleti Volley, 0-3
Teuta – Partizani, 0-3
Renditja: Partizani 27 pikë, Skënderbeu 25 pikë, Tirana 23 pikë, Barleti Volley 17 pikë, Vllaznia 12 pikë, Lushnja 9 pikë, Teuta 3 pikë, Korabi 1 pikë.