Peja ka regjistruar një fitore të vështirë por të rëndësishme si nikoqire e Ferizajt, në përballjen e vlefshme për xhiron e 13 të Superligës A, meshkujt, të enjten mbrëma.
Ishin ferizajasit ata që fituan setin e parë me rezultat të ngushtë 24-26, por Peja, po ashtu me diferencë të vogël, fitoi setin e dytë 28-26.
Seti i tretë i takoi Ferizajt pas një lufte të fuqishme për secilën pikë, eventualisht për ta fituar 28-30.
Megjithatë, Peja fitoi dy setet e ardhshme për t'i siguruar dy pikë.
Me këtë fitore, Peja grumbullon 22 pikë në pozitën e tretë, ndërsa Ferizaj ka 19, një pozitë më poshtë.