Drita ka mposhtur Lubotenin në përballjen e vlefshme për xhiron e 13 të Superligës A, meshkujt, të dielën mbrëma.
Ekipi nga Gjilani fitoi me rezultat 0:3 (21-25, 15-25, 20-25), me "Intelektualët" që vazhdojnë me paraqitje të forta këtë sezon.
Pas kësaj fitoreje, Drita rikthehet në pozitën e parë pasi Skenderbeu përkohësisht rrëmbeu atë pozitë për pak momente.
Ekipi i drejtuar nga trajneri Idriz Berisha kryeson në tabelë me 28 pikë, një më shumë se Skenderbeu në vendin e dytë, ndërsa Luboteni mbetet në vendin e fundit me 10 pikë të arkëtuara nga 13 ndeshje të luajtura.