Nesër është festë volejbolli në kryeqytetin e Kosovën, takohen në finale ekipet më të mira shqiptare.
Dy finale që priten me padurim në Qendrën e Rinisë dhe të Sportit në Prishtinë.
Finalja e femrave dhe e meshkujve luhen në kuadër të Ligës “Gjergj Kastrioti” - Kosovë – Shqipëri në volejboll.
Skenderaj përballet me Skënderbeun e Korçës.
Finale që luhet në orën 17.00.
Skenderaj ka matematikat e veta se si mund ta fitojë finalen, ndërsa Skënderbeu beson e shpreson në cilësi që ka.
Në konkurrencën e meshkujve, përballen Partizani e Erzeni.
Finalja luhet në orën 20.15.
Kreu i federatës së Volejbollit të Kosovës, Bahri Gjinovci, me bashkëpunëtorët e tij, ka bërë të gjitha përgatitjet e duhura për këto finale, për spektaklin, që pritet me drithërima nga dashamirët e sportit skofiar.