Gjyqtarët janë ballafaquar me një situatë të pazakontë në ndeshjen e Superligës së B të Kosovës në volejboll (femrat).
Është zhvilluar ballafaqimi mes Prishtina F dhe Ulpianës së Lipjanit, në kushte të tmerrshme, pasi që nuk dukej në shumë vende edhe vijat e fushës së volejbollit.
Vijat kanë qenë të mbuluara nga ato të lojës së futsallit, që vërtet ka paraqitur edhe kokëçarje për gjyqtarët e kësaj sfide.
Vijat e mbuluara të volejbollit
Me këtë rast, sot gjyqtarët u përballen me një situatë të pakëndshme.
Ndaj nuk duhet të lejohet që vija e volejbollit të mbulohen dhe të janë të padukshme, duke i shkaktuar telashe edhe vet klubeve që po përballen me kriza financiare.
Disa fotografi janë dërguar në adresë të gazetës kombëtare “Bota sot”.
"Është marre në çfarë gjendje ka qenë fusha, vijat e volejbollit nuk dukeshin mirë, që vërtet ka paraqitur probleme edhe për gjyqtarët”, tha një burim për gazetën “Bota sot”.