Në fshatin Kraishtë të Lipjanit, i madh dhe i vogël jetojnë me suksesin e klubit të volejbollit Skënderbeu (meshkujt).
Skënderbeu është anëtar i elitës së volejbollit dhe pretendon titullin e kampionit të Kosovës, për herë të parë në histori të këtij ekipi.
Në kuadër të këtij ekipi ekziston edhe shkolla e volejbollit, ku punohet me zell të shtuar në zbulimin dhe formimin e talenteve të rinj, që do të janë bazë e fortë e klubit për të ardhmen.
Shkolla e volejbollit Skënderbeut
Prof. Safete Rifati - Dedushi dhe Sadik Shala, bëjnë një punë të madhe në shkollën e volejbollit.
Trajnerja Rifati është jashtëzakonisht e kënaqur me kushtet, ecurinë e punës aq me tepër kur sheh interesimin e madh të të rinjve që dojnë të stërvitin e të bëhen lojtar të sportit skofiar
“Në shkollën e volejbollit i kemi 60 nxënës të Kraishtës.
Kemi nxënës që vijnë edhe prej fshatrave të tjera.
Dita - ditës po rritet numri që nuk e kemi besuar se do të jetë ky interesim rekord nga ana e nxënësve.
Duke e parë punën e palodhshme arrihet gjithçka”, thotë Rifati për gazetën kombëtare “Bota sot”.
Që nga viti kaluar ka filluar puna me të rinjtë përkatësisht me shkollën e volejbollit, që brenda një periudhe të shkurtë rreth vetes ka një numër të madh të nxënësve, që janë të mishëruar me topin e volejbolli.
“Kemi filluar në shtator të vitit të kaluar.
I kemi nxënësit që garojnë në gara U18, U16 e U14 në konkurrencën e meshkujve.
Me vajza kemi synime me filluar në shtator në ligën e parë të Kosovës.
Ky kolektiv ka traditë të volejbollit.
Shpresoj që t’i nxjerrim talentet tona dhe ta përfaqësojnë Superligën me fuqitë tona.
Një falënderim i veçantë për z. Xhemajl Shabani i cili na ndihmon për çka kemi nevojë me “Majanca””, ka përfunduar Rifati.