Ish - volejbollistja e kombëtares kroate, Ivana Krolo, ka ndërruar jetë në moshën 45-vjeçare.
Lajmin e hidhur e ka konfirmuar Federata Kroate e Volejbollit, shkruan mediumi kroat “Veçernj List”.
"Përshëndetja e fundit për reprezentuesen e ndjerë. Ngushëllime të sinqerta familjes", njoftoi Federata Kroate e Volejbollit.
"Me pikëllim të madh në zemrat tona i themi lamtumirë anëtares sonë të kahershme Ivana Krolo.
Një luftëtare e madhe, ajo luftoi me zemër në të gjitha garat”, - thuhet mes tjera.