Ashtu siç kemi paralajmëruar, se do të ketë risi në klubin e volejbollit Prishtina F, ashtu edhe ndodhi.
Mehdi Mehmeti jep dorëheqje nga pozita e drejtorit sportiv të KV Prishtina, anëtare e Superligës B të Kosovës.
Mehmeti ka bërë të ditur shkaqet e dorëheqje, nga e cila pozitë largohet pas pesë viteve.
“Prej ditës së sotme jap dorëheqje nga KV Prishtina-femrat.
Arsyet e vetme janë shkaqet shëndetësore dhe shumë mospajtimeve tjera brenda klubit”, - ka thënë Mehmeti.
Pas të hënës pritet të jap edhe detaje tjera Mehmeti.