Fer Volley e fortë për Feronikelin!
Fer Volley ka mposhtur Feronikelin, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 15 të Superligës A, femrat, të dielën mbrëma.
Fer Volley, edhe ashtu favorite para kësaj ndeshje, fitoi me rezultat 3-0 (25-10, 25-7, 25-23).
Ferizajaset, pas kësaj fitoreje, grumbullon 27 pikë në pozitën e tretë, ndërsa "Nikli" mbetet në pozitën e fundit me zero pikë të grumbulluara pas 15 xhirove.