Peja ka regjistruar një fitore të madhe ndaj një kundërshtari të vështirë si Skenderbeu, të dielën mbrëma, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 15 të Superligës A.
Pejanët arritën një fitore me rezultat 3-1 (25-18, 18-25, 25-18, 25-23), në Palestrën "Karagaçi.
Nikoqirët fituan me komoditet setin e parë, por e pësuan me diferencë të njëjtë në setin e dytë nga Skenderbeu.
Megjithatë, pejanët u konsoliduan dhe reflektuan në dy setet pasues për t'i fituar tri pikë shumë të rëndësishme.
Pas kësaj fitoreje, Peja grumbullon 25 pikë dhe mbetet në vendin e tretë, por tash me diferencë vetëm pesë pikëshe me Skenderbeun një pozitë më lart.