Ferizaj triumfon kundër Skënderbeut!
Ferizaj ka arritur një fitore të rëndësishme kundër Skënderbeut, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 16 në Superligën A, meshkujt, të shtunën mbrëma.
Ferizajasit triumfuan me rezultat 3-1 (28:26--25:22--28:30--25:16), me setet që u karakterizuan me një rivalitet të fortë, sidomos seti i parë dhe i tretë.
Pas kësaj fitore, Ferizaj bën presion në pozitat e epërme të tabelës, derisa tash gëzon diferencë prej vetëm dy pikëve me vendin e dytë, ku gjendet pikërisht Skënderbeu.