Peja fiton kundër Lubotenit!
Peja ka mposhtur Lubotenin, të dielën mbrëma, në përballjen e vlefshme për xhiron e 16 në Superligën A, meshkujt.
Pejanët fituan me rezultat 3-1 (25:20,16:25,25:20,25:14), me mysafirët që arritën të fitojnë setin e dytë, por nuk mundën të shmangin disfatën.
Peja, pas kësaj fitoreje, grumbullon 28 pikë dhe zë pozitën tretë, ndërsa Luboteni renditet në vendin e fundit me vetëm 10 pikë.