Skuadra e Skënderbeut në volejboll për femra ka luajtur në 24 orët e fundit dy ndeshjet e prapambetura të Superligës, duke i fituar të dyja.
Kampionët nga Korça morën 6 pikë, ndaj Teutës dhe Barleti Volley jashtë fushe, duke parakaluar Tiranën në renditje dhe tashmë janë dy pikë pas Partizanit krysues.
Në ndeshjen e parë, Skënderbeu fitoi 3-0 në Durrës ndaj Teutës (25-21, 25-6, 25-16), takim që u komandua nga vajzat korçare, duke marrë tri pikët e radhës.
Po 3-0 Skënderbeu fitoi sot edhe ndaj Barleti Volley në “Asllan Rusi” (25-11, 25-22, 25-7), duke u ngjitur në vendin e dytë të renditjes.
Superliga-Femra-Java e 11-të
Teuta – Skënderbeu, 0-3
Java e 12-të (e prapambetur)
Barleti Volley – Skënderbeu, 0-3
Renditja: Partizani 36 pikë, Skënderbeu 34 pikë, Tirana 32 pikë, Vllaznia 21 pikë, Barleti Volley 17 pikë, Lushnja 12 pikë, Teuta 3 pikë Korabi 1 pikë.