Peja dhe Golden Eagle Theranda, meshkujt, janë kualifikuar në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës, pasi në çerekfinale mposhtën Prishtinën respektivisht Dritën.
Pejanët mposhtën kryeqytetasit me rezultat 3-0 (25-18, 26-24, 25-20), në "Karagaci", të mërkurën mbrëma.
Ekipi verdhezi tregoi dominim fillim e fund, sidomos në setin e parë dhe të tretë, me prishtinasit që u munduan të rezistonin më shumë setin e dytë.
Në gjysmëfinale, Peja do të ndeshet me fituesin e ndeshjes mes Lubotenit dhe Liberos, e cila zhvillohet të enjten me fillim nga ora 20:00.
Në përballjen tjetër G.E Theranda mposhti liderin aktual të Superligës A, Dritën, duke e befasuar me një paraqitje shumë të mirë.
Therandasit triumfuan me rezultat 0-3 (22-25, 20-25, 20-25), për të shkaktuar befasinë e ditës në këtë kompeticion.
Mysafirët dominuan në të gjitha setet dhe me plot meritë kalojnë në gjysmëfinale ku do të ndeshen me Skënderbeun.