Skenderaj ka shënuar fitore me lehtësi, me rezultat 3:0 ndaj Feronikelit të Drenasit, në kuadër të Superliga A në volejboll (femrat).
Trajneri i Skenderajt, Ylli Kadriu, pas fitores kundër Feronikelit, tha se është i kënaqur me angazhimin e vashave të tij:
“Një ndeshje në të cilën kishim mundësi të provonim të gjitha lojtaret dhe ato që kanë më pak hapësirë gjatë kampionatit.
Interesante ishte loja e junioreve me një rivalitet të madh ku vajzat tona po vazhdojnë të luajnë tërë kampionatin pa asnjë set të humbur, gjë që më gëzon shumë”.