Peja e mposht KV Golden Eagle Therandën!
Peja ka mposhtur G.E Therandën, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 17 në Superligën A, meshkujt, të shtunën.
Pejanët triumfuan me rezultat 3-1 (26-24, 18-25, 25-19, 25-20), në një ndeshje që u karakterizua me rivalitet të fortë, sidomos në dy setet e parë.
Pas kësaj fitoreje, Peja - të paktën përkohësisht - rrëmben pozitën e dytë në tabelë me 31 pikë, tre më pak se Drita në të parin dhe një më shumë se Skenderbeu në të tretin, por këto dy të fundit kanë një ndeshje më pak të luajtur.