Pas fitores së femrave edhe meshkujt e Partizanit mundin Tiranën në ndeshjen e javës së 14-të të Superligës në volejboll.
Skuadra e “kuqe” fitoi 3-0 ndaj bardhebluve (25-19, 30-28, 25-20), duke mbrojtur kreun e renditjes, ndërsa Tirana zbret në vendin e tretë.
Në kryeqytet, Studenti vendës mundi 3-1 Vllazninë (23-25, 25-16, 26-24, 25-21), një rezultat që nuk ndryshon asgjë në renditjen e skuadrave.
Pa probleme fiton Erzeni, që në fushën e tij mundi 3-0 Skënderbeun dhe ngjitet në vedin e dytë.
Një ndeshje që zgjati 60 minuta dhe shijakasit dominuan në të trija setet (25-12, 25-14, 25-17).
Fiton edhe Teuta, që mundi 3-1 Elbasanin e vendit të fundit (23-25, 27-25, 25-12, 25-18), një fitore më së shumti për statistikë për ekipin durrsak, pasi mbetet jashtë zonës play off.
Superliga-Meshkuj, java e 14-të
Studenti – Vllaznia, 3-1
Erzeni – Skënderbeu, 3-0
Teuta – Elbasani, 3-1
Partizani – Tirana, 3-0
Renditja: Partizani 39 pikë, Erzeni 34 pikë, Tirana 33 pikë, Skënderbeu 20 pikë, Vllaznia 19 pikë, Studenti 13 pikë, Teuta 9 pikë, Elbasani 1 pikë.