Drita arrin fitore të pritshme kundër Feronikelit!
Drita ka mposhtur si mysafire Feronikelin, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 17 në Superligën A, femrat, të dielën në mesditë.
Ekipi gjilanas fitoi 0-3 (9-25, 13-25, 12-25), në një ndeshje e cila edhe pritej të fitohej nga mysafiret, marrë parasysh faktin se "Nikli" këtë fushatë po luan me një ekip kryesisht të rejash.
Pas kësaj fitore Drita përforcon pozitën e parë me 48 pikë, ndërsa Feronikeli mbetet në vendin e fundit me zero pikë.