KV Ferizaj triumfon në derbin e qytetit kundër Lubotenit!
Ferizaj ka mposhtur Lubotenin në ndeshjen derbi të qytetit, të vlefshme për xhiron e 17 në Superligën A, meshkujt, të dielën mbrëma.
Ferizaj triumfoi me rezultat 0-3 (14-25, 17-25, 14-25), në një fitore të pastër dhe të mirëseardhur të ekipit i cili konsiderohej si mysafir në letër.
Ishte një përballje e dominuar nga djelmoshat e trajnerit Ridvan Grainca, ndërsa Luboteni rezistencën më të madhe e tregoi në setin e dytë.