Trajneri i Dritës, Lorik Ilazi, pas fitores kundër Feronikelit, shprehet i lumtur me volejbollistet e tij.
Vashat e kampiones në fuqi ngadhënjyen me rezultat bindës 3:0 ndaj Feronikelit nga Drenasi, në kuadër të Superligës A.
"Ndeshje kundër ekipit të fundit në tabelë, mundësi për lojtaret e reja që t'i shohim dhe të mendojmë për të ardhmen.
Të gjithë ndeshjen e luajtëm me ekipin e dytë dhe vajzat kishim paraqitje të shkëlqyer dhe treguan vërtetë vlera të larta”, tha Ilazi.