Volejbollistja amerikane, Faith Bennett, është krenare që luan në shtetin e Kosovës përkatësisht për ekipin e Ferizajt.
Faith Bennett ka mësuar edhe për historinë popullit shqiptar të Kosovës dhe ndihet krenare që Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e kanë ndihmuar popullin e Kosovës.
Cili është dallimi i jetës së Kosovës dhe asaj amerikane?
“Amerika ka ritme shumë të shpejta dhe të gjithë janë aq të zënë dhe puna është e madhe!
Në Kosovë është pak më e relaksuar dhe jo siç është e planifikuar.
Është bukur të kesh një aspekt më relaksues të jetës.
Gjithashtu, patriotizmi për Kosovën dhe Amerikën është diçka që është aq i fortë dhe me rrënjë të thella këtu dhe është diçka që Amerikës i mungon më shumë tani.
Njerëzit në Kosovë janë shumë të pasionuar dhe i duan pavarësisht nga janë.
Duke parë betejat me të cilat është përballur populli i Kosovës në vitet e kaluara më ka hapur sytë se sa me fat jam që jam amerikane!
Dhe jam shumë e lumtur që Amerika e ka ndihmuar popullin e Kosovës, që më pëlqen të mësojë historinë e këtij vendi.
Besoj se Kosova do të vazhdojë të rritet dhe të ndryshojë në vitet e ardhshme, shpresoj se edhe Amerika do të rritet”, thotë Faith Bennett për gazetën kombëtare “Bota sot”.