Kastrioti nga Ferizaj ka siguruar sot rikthimin në Superligën A, femrat pas një fushate impresive në Superligën B këtë sezon.
Vashat ferizajase triumfuan në xhiron e fundit kundër Klinës me rezultat 0-3 (12-25,6-25,15-25), duke i siguruar vetes garën në elitën e volejbollit tonë nga edicioni i ardhshëm.
Kështu, Kastrioti mbyll sezonën në krye të tabelës me 39 pikë, duke regjistruar 13 fitore dhe vetëm një humbje nga 14 ndeshje të luajtura.
FVK uron Kastriotin për suksesin dhe i uron fat në Superligën A në vazhdim.