Janë luajtur mbrëmjen e sotme ndeshjet e dyta çerekfinale të play off-it në volejboll për femra, duke përcaktuar edhe dy ekipet e tjera gjysmëfinaliste të Superligës.
Tirana e Barleti Volley kanë fituar e avancuar në katërshe, ku ndodhen edhe Partizani e Skënderbeu.
Në kryeqytet, ekipi i Tiranës mundi me lehtësi 3-0 Lushnjën (25-5, 25-16, 25-22), rezultat që ishte regjistruar edhe në sfidën e parë.
Një ndeshje në sens unik, dominuar nga bardheblutë, ndërsa për Lushnjën ky ishte maksimumi në këtë sezon.
Më e bukur sfida tjetër, ku Barleti Volley mposhti në kryeqytet 3-1 Vllazninë (25-21, 23-25, 25-17, 25-21). Kjo fitore kualifikon skuadrën barletase në fazën gjysmëfinale, ndërkohë që ndeshja e parë në Shkodër ishte mbyllur 3-2 për vendaset.
Femra, çerekfinale play off
Nd.1, Vllaznia – Barleti Volley, 3-2
Nd.1, Tirana – Lushnja, 3-0
Nd.2, Barleti Volley – Vllaznia, 3-1
Nd.2, Lushnja – Tirana, 0-3