Prishtina dhe Ulpiana në Superligën B meshkujt, perëndim respektivisht lindje.
Pas mbylljes së edicionit me ndeshjet e xhiros së 14 këtë fundjavë, te femrat, Kastrioti, si kampion, ka siguruar inkuadrimin në Superligën A, nga sezoni i ardhshëm.
Në anën tjetër, Suti Sport, si nënkampione luan në playout me vendin e pestë të Superligës A.
![Image](/media/botasot.info/images/2023/April/04/auto_21680613750.jpg)
Tabela meshkujt
Te meshkujt, Prishtina si kampione e Superligës B perëndim dhe Ulpiana si kampione e Superligës B, lindje, do të ndeshen me njëra-tjetrën për një vend në Superligën A.
Humbësi i këtij dueli luan në playout me vendin e pestë të Superligës A.