Volejbollistja shqiptare Erblira Bici ka shënuar një tjetër rezultat të rëndësishëm me skuadrën e Romës në Serinë A2 të volejbollit në Itali.
Kapitenia kuqezi ka siguruar matematikisht ngjitjen në A1, dy javë para fundit të kampionatit, duke shënjestruar kështu me sukses edhe objektivin kryesorë sezonal të kryeqytetaseve.
Romën e ndante vetëm matematika nga elita e volejbollit Italian, por me fitoren e së dielës kundër Mondovit në shifrat 3-1.
Verdhekuqet kanë prerë biletën që i ngjit në kategorinë e më të mirave në një prej kampionateve më të forta në botë, siç është Seria A1.