Janë luajtur dy ndeshjet e para gjysmëfinale të play off-it në volejboll për meshkuj, ku emocionet e surprizat nuk kanë munguar.
Erzeni mundi 3-2 Tiranën kampione, ndeshje e luajtur në mjediset e Akademisë Goga në Durrës (17-25, 25-23, 25-21, 18-25, 16-14).
Bardheblutë e nisën më mirë ndeshjen e fitojnë setin e parë, por shijakasit rikuperuan e dolën në avantazh në dy setet e tjera.
Gjithsesi, Tirana rikthen ekuilibrat në setin e katërt dhe ka shansin të fitojë ndeshjen në setin final, por gabon në pikën e fundit. Erzeni është më i kujdesshëm dhe në pikët shtesë fiton 16-14, duke fituar sfidën e parë gjysmëfinale.
Më e lehtë fitorja e Partizanit, që në “Asllan Rusi” mposhti 3-0 Vllazninë (25-9, 25-14, 25-23). Një ndeshje e komanduar nga të kuqtë, që vetëm në setin e tretë hasën disi vështirësi ndaj shkodranëve. Të premten luhen ndeshjet e kthimit.
Gjysmëfinale-Meshkuj
Nd.1, Partizani – Vllaznia, 3-0
Nd.1, Erzeni – Tirana, 3-2
7 prill, Vllaznia – Partizani
7 prill, Tirana – Erzeni
Çerekfinale-Femra
5 prill, Vllaznia – Barleti Volley, 17:00
Gjysmëfinale – Femra
Partizani – Vllaznia/Barleti Volley
Skënderbeu – Tirana