Vllaznia është skuadra e katërt gjysmëfinaliste e play off-it në volejboll për femra, pas zhvillimit të ndeshjes së tretë çerekfinale ndaj Barleti Volley.
Sfida e luajtur në Shkodër u fitua 3-1 nga ekipi vendës, që fitoi 2-1 me ndeshje ndaj barletaseve, duke avancuar kështu në gjysmëfinale.
Fitore e vështirë për Vllazninë, ku seti i parë ishte vendimtar për fatin e takimit.
Shkodranet fituan 30-28 e më pas morën edhe setin e dytë 25-18. Barleti rihapi ndeshjen duke fituar 25-13 setin e tretë, por Vllaznia fiton 25-20 setin e katërt. Në gjysmëfinale, Vllaznia do të luajë ndaj Partizanit.
Ndërkohë, në play out, skuadra e Teutës i fitoi të dyja ndeshjet ndaj Flamurtarit, duke siguruar kështu qëndrimin në Superligë sezonin e ardhshëm. Durrsaket fituan 3-1 ndeshjen e parë në fushën e tyre dhe më pas triumfuan 3-0 në Vlorë, duke qëndruar mes më të mirave, ndërsa vlonjatet do të luajnë sërish në Kategorinë e Parë.
Çerekfinale-Femra
Nd.1, Vllaznia – Barleti Volley, 3-2
Nd.2, Barleti Volley – Vllaznia, 3-1
Nd.3, Vllaznia – Barleti Volley, 3-1
Gjysmëfinale – Femra
Partizani – Vllaznia
Skënderbeu – Tirana
Play out-Femra
Nd.1, Teuta – Flamurtari, 3-1
Nd.2, Flamurtari – Teuta, 0-3