Drita fiton me rezultat të ngushtë kundër Fer Volley!
Drita ka mposhtur Fer Volley me rezultat 2-3 (13-25,25-12,25-22,14-25,6-15), në një përballje të vështirë për vashat gjilanase në Ferizaj.
Ishte një përballje shumë e fortë, me ferizajaset që arritën të përmbysnin disavantazhin nga 1-0 në 2-1 në sete pas setit të tretë, por vashat e drejtuara nga trajneri Lorik Ilazi në dy setet e fundit mbiperformuan rivalet.
Me këtë fitore, Drita grumbullon 53 pikë në vendin e parë, ndërsa Fer Volley me 35 pikë zë pozitën e tretë.