Fer Volley ka mposhtur Feronikelin, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 20, të fundit për këtë sezon, në Superligën A, femrat.
Vashat ferizajase triumfuan me rezultat 0-3 (12-25, 8-25, 5-25), në një ndeshje të lehtë për to kundër "Niklit" në Drenas.
Fer Volley mbyll sezonin në vendin e tretë në tabelë, me 38 pikë të grumbulluara.
Në anën tjetër, Feronikeli nuk ka fituar asnjë pikë në 20 ndeshje dhe ka mbetur në vendin e fundit.