Skenderbeu e ka mbyllur me fitore edicionin e rregullt 2022/23 në Superligën A, meshkujt, me triumfin kundër Pejës, të dielën.
Djelmoshat e trajnerit Astrit Lacaj mposhtën Pejën me rezultat 3-1 (22-25, 25-19, 25-19, 25-18), në një përballje interesante.
Setin e parë e fituan mysafirët me tre pikë diferencë, mirëpo, Skenderbeu u rikonsolidua në vazhdim duke fituar tre setet pasuese, eventualisht për ta fituar ndeshjen.
Skenderbeu mbyll edicionin e rregullt me 36 pikë të grumbulluara në pozitën e tretë, ndërsa Peja me dy pikë më pak në pozitën e katërt.