Volejbollistët e Shkëndijës nga Tetova e kanë humbur ndeshjen e dytë gjysmëfinale kundër Borecit në Veles me rezultat 3:2.
Mirëpo, ky rezultat ka mbetur nën hijen e incidentit, ku tifozë maqedonas provokuan, fyen dhe i gjuajtën me sende të ndryshme volejbollistët tetovarë, duke nxitur revoltën e këtyre të fundit.
Pas incidentit, ekipi i Shkëndijës ka shkruar një deklaratë në rrjetet sociale, në të cilën raporton se volejbollistet dhe anëtarët e stafit profesional janë thirrur në polici për të dhënë deklaratëm raportoin nga Maqedonia e Veriut, "Open.mk". “Ndeshja kthyese kundër KV Borec, përfundon në disfavor të KV Shkëndija me rezultat 3:2 në sete.
Rezultati mbeti nën hije të pritjes jo sportive të publikut vendas me sulme ndaj lojtarëve tanë që solli rrëmujë në sallën Park në Veles.
Si pasojë e kësaj lojtarët dhe stafi teknik momentalisht janë thirrur në pyetje në zyrat e SPB Veles.
Detajet rreth ndeshjes së 3, që do të luhet ditën e Enjte në Tetovë dhe vendimtare për kualifikim në finalen e play off, do ti ndajmë në ditët në vijim.
Shkëndija, më shumë se një klub!”, njofton KV Shkëndija.