Trajneri i Kombëtares U17 dhe legjenda e volejbollit botëror, Donald Suxho me të arritur në Kosovë, menjëherë i është drejtuar palestrës për të parë nga afër zhvillimin e skuadrës dhe për të vazhduar përgatitjet, para ndeshjeve të raundit të dytë kualifikues të Kampionatit Evropian.
Suxho, me eksperiencën e tij të bujshme, i ka njoftuar vashat për sfidat e vështira që i presin në një grup me skuadra jashtëzakonisht kualitative.
Vashat "Dardane" janë grumbulluar në Hotel "Trofta" në Istog, dhe kanë pritur me ngazëllim ardhjen e trajnerit Suxho.
Kosova është pjesë e Grupit E të këtij raundi kualifikues, së bashku me Ukrainën, Belgjikën dhe Estoninë, me ndeshjet që do të zhvillohen mes datave 21-23 prill në Palestrën "1 Tetori" në Prishtinë.