Një ngjarje e rëndë ka tronditur sportin italian, me volejbollisten e Novarës, Xhulia Ituma, që u hodh nga kati i gjashtë i hotelit në Stamboll që ishte akomoduar skuadra.
Është ende e paqartë se si ndodhi ngjarja, teksa dyshohet për vetëvrasje.
Disa pamje tregojnë Itumën teksa ecte në korridor dhe më pas ulet pranë derës së dhomës së saj duke qarë.
Gjithashtu u zbulua se ajo i shkroi skuadrës së saj: “Mirupafshim”, që shton dhe më shumë dyshimet për një vetëvrasje.
Shkaqet që e kanë shtyrë 18-vjeçaren në këtë veprim janë ende të paqarta, teksa policia e Stambollit po heton çdo pistë të mundshme.