Tirana thyen Partizanin në raundin e parë të finales!
Është Tirana fituesja e raundit të parë në serinë e finaleve të Superligës së volejbollit për meshkuj.
Bardheblutë e Arben Sakos triumfuan në derbin nr.1 kundër Partizanit me rezultatin 1:3, takim i luajtur mbrëmjen e djeshme në pallatin e sportit “Asllan Rusi”.
Një ndeshje mjaft e bukur, me rivalitet të lartë, ku nuk mungoi as tensioni, por Tirana u tregua më e kthjellët në momentet decizive, duke e nisur kështu me këmbë të mbarë mbrojtjen e titullit kampion.