Ferizaj ka arritur një fitore të rëndësishme respektivisht duke prekur me njërën këmbë finalen e madhe të Playoffit, pasi në ndeshjen e parë gjysmëfinale mposhti Skenderbeun, të dielën mbrëma.
Ferizajasit triumfuan me rezultat 3-0 (25:23--25:19--25:23), në palestrën "Bill Klinton".
Nikoqirët dominuan ndeshjen, me Skenderbeun që tregoi rezistencë të fortë në setin e parë dhe të tretë, por që ishte e pamjaftueshme për ta evituar disfatën.
Ferizaj tash është vetëm një fitore larg finales, ndërsa Skenderbeu do të mundohet të bëjë çmos ta çojë këtë gjysmëfinale edhe në ndeshjen e tretë.