Fer Volley vajton humbjen e finales së Kupës së Kosovës.
Volejbollistet ferizajase me gjithë angazhimin e madh, nuk ia dolën ndaj Dritës së Gjilanit.
Cili është arsyetimi i Fer Volleyt?
“Kur nuk mëson nga historia ajo përsëritet!
Mbrëmë në palestrën ‘1 Tetori’ në Prishtinë, u zhvillua finalja e Kupës së Kosovës në mes të Fer Volley dhe Drita ku fituese doli kjo e fundit me rezultat 3:2 në sete.
Ekipi filloj mjaftë mirë ketë takim duke udhëhequr 2:0 me sete por pastaj u përsërit ajo që ndodhi vitin e kaluar të pa fat humbim 3:2.
Gjithsesi ne urojmë vajzat e KV Dritën për fitoren kurse vajzat tona i përgëzojmë për paraqitjen e treguar, vazhdojmë me punë dhe synimi të njëjta deri në finalet e radhës ku shpresojmë se edhe fati do na prijë”, shkruan në faqen KVF Fer Volley.