Estonia ka arritur një fitore të vështirë por të merituar kundër Ukrainës, në ndeshjen e vlefshme për Grupin E, të kualifikueseve të Kampionatit Evropian U17, në palestrën "1 Tetori" në Prishtinë.
Estonezet triumfuan me rezultat 3-2 (11-25, 25-23, 16-25, 26-24, 15-11), në një përballje tejet interesante për t'u shikuar.
Ishin ukrainaset ato që fituan setin e parë dhe atë me distancë, por estonezet u rikthyen në setin e dytë, të cilin e fituar me rezultat të ngushtë.
Në të tretin ukrainaset sërish rikthyen epërsinë, por u dorëzuan në dy setet pasuese me estonezet që u treguan më efikase.
Ndeshja tjetër e Grupit E është ajo mes Belgjikës dhe Kosovës.