Titulli kampion në volejboll për femra është shtyrë për në ndeshjen e pestë finale play off, pasi Skënderbeu kampion në fuqi fitoi me 3-1 ndaj Partizanit në takimin e katërt, duke barazuar 2-2 serinë. Secila nga skuadrat finaliste ka fituar ndeshjet në fushën e saj e kështu ndodhi edhe sot në Korçë.
Ndeshja nis me emocione e barazime, ku ekipet duelojnë fort, por seti i parë fitohet nga Skënderbeu 25-23. Vendaset ruajnë të njëjtin ritëm edhe në setin e dytë, të cilin e fitojnë 25-19. Gjithsesi, ndeshja nuk përfundon këtu, pasi Partizani fiton 25-21 setin e tretë, duke rihapur përkohësisht takimin.
Vendaset nuk tolerojnë më dhe në setin e katërt rikthehen dominuese në parket, duke fituar 25-16 e krejt ndeshjen 3-1. Sukses i merituar për Skënderbeun, që nuk zhgënjeu para fansave të tij dhe do të kërkojë të mbrojë titullin në ndeshjen e pestë finale, sfidë që do të luhet më 27 prill në Tiranë, aty ku kryeqytetaset kanë fituar deri më tani.
Finalet play off-Femra
Nd.1, Partizani – Skënderbeu, 3-1
Nd.2, Skënderbeu – Partizani, 3-0
Nd.3, Partizani – Tirana, 3-2
Nd.4, Skënderbeu – Partizani, 3-1
Nd.5, Partizani – Tirana, 27 prill